Xhihan rikthen Xhansunë në shtëpinë e Gulseren. Ozkan i rrëfen Xhihanit të vërtetën lidhur me lirimin e tij nga burgu në Gjermani dhe se si Dilara dhe Rahmi e ndihmuan. Xhihan kupton tradhëtinë e familjes së tij dhe publikon një deklaratë në të cilën rrëfen vendimin e tij për divorc. Dilara nuk mund të pranojë një gjë të tillë ndaj ajo punëson Ozkan si shoferin dhe trupërojen e saj. Dilara dhe Xhihan debatojnë ashpër dhe ky i fundit e kërcënon. Një aksident i rëndë do të trondisë të tërë.
Xhihan shkon nxitimti në rajonin e policisë ku gjendet Gulseren dhe Xhansu duke qetësuar menjëherë situatën. Ozan shkatërron makinën e dhuruar nga babai i tij. Xhihan dhe Dilara e dënojnë duke i ndaluar të tëra të ardhurat e duke e detyruar atë të kërkojë punë për të fituar paratë e tij me forcat e veta. Hazal fillon mësimet e tenisit, por e zhgënjyer nga pritja që gjen aty, shkon të takojë Gulseren. Keriman takon dikë në burg.