Pasi e vërteta del në shesh, Gulseren shkon te Xhihani për ti kërkuar falje. Keriman ka filluar të shoqërohet me burrin që e liroi nga burgu, si do të reagojë Ozkan kur të marrë vesh këtë të vërtetë? Xhihani dhe Ozan shkojnë për darkë në shtëpinë e Gulseren dhe Xhansusë, ndërsa Ozkan dhe Xhanan shkojnë në një restorant luksi. Xhihani e çon Xhansunë në pistën e kalërimit duke i dhuruar një surprizë. Ozkani i tregon Xhihanit kërkesën që ka bërë në gjykatë për të marrë kujdestarinë e Xhansusë. Të njëjtën kërkesë Xhanan ja tregon Dilarës.
Xhihani i rrëfen Gulseren frikën që ka se mos humbet vajzën. Xhihani dhe Dilara debatojnë për ngjarjet më të fundit. Gulseren shkon e tërbuar te Ozkani, ndërsa Xhihan takon Xhanan në zyrat e tij. Hazal kapet duke kopjuar në provim dhe merr një paralajmërim nga shkolla. Në të njëjtën ditë Gulseren i shkon në shkollë, pasi Hazal nuk i përgjigjet telefonatave të saj. Një aksident i rëndë ndodh. Dilara tërbohet kur merr telefonatën nga shkolla e Hazalit, si dhe kur Rahmi i rrëfen se ishte ajo që i vuri flakën stallës së kuajve, por qetësohet në vendimet e saj menjeherë pasi mëson aksidentin e ndodhur.
Marrë nga TvKlan