Alper, bashkëshortja e tij dhe Dilara darkojnë sëbashku. Hazal ja del të bëjë për vete djalin që ka qejf Xhansuja. Pas një nate plot argëtim, rrugës për në shtëpi, disa burra ndalojnë makinën në të cilën ndodhet Hazal dhe godasin me pistoleta. Hazal bëhet dëshmitare e ngjarjes në të cilën dy persona janë vrarë në të njëjtën makinë në të cilën ajo ishte. Ajo ja del të arratiset, megjithatë mbetet dëshmitarja kryesore. Hazal telefonon menjëherë Gulseren e cila shkon ta marrë nga ngjarja e krimit. Xhansu hidherohet për vdekjen e shokut të saj. Pasi mëson se çfarë ka ndodhur Dilara tërbohet. Dilara dhe Gulseren fajësojnë njëra-tjetrën për gjithçka ka hequr Hazal.
Hazal rrëfen gjithçka ndodhi atë natë, falë mbështetjes së Gulseren dhe Xhihan. Ndërkohë Xhansu nuk duron faktin që është kthyer pas te Dilara. Ajo zbulon letrën që Ozkan i ka shkruar kur ishte në burg dhe mallëngjehet. E hidhëruar nga situata e krijuar, shkon të flasë me Ozkan, në shtëpinë e tij. Ndërkohë që Hazal rikthehet te Dilara me dëshirën e saj. Xhihan shkon të marrë Xhansunë nga Ozkani dhe debaton me këtë të fundit.