Pasi Xhihan mëson nga i biri se pas kurthit të videos fshihet Rahmiu, ai vendos të ballafaqohet me të atin. Rahmi i rrëfen Dilarës se e gjithë jeta e tij është e kaq e ngatërruar si pasojë e një historie të vjetër jashtë-martesore dhe nuk do të donte që Xhihani të bëjë të njëjtin gabim. Edhe pse kushtet në apartamentin e ri të Gulseren nuk janë shumë të mira, Xhansu shkon të jetojë me Gulseren duke i treguar se për të ka rëndësi vetëm që të jetë me mamanë e saj.
Sollmaz dëgjon bisedat me Dilarës dhe Xhanan. Çfarë do të mësojë ajo? Nga ana tjetër Alper përpiqet të fitojë terren ndaj Sollmaz. Çfarë synimesh ka ai? Dilara shkon të takojë Xhansunë në shtëpinë e saj të re. Xhansu tërbohet kur mëson se Ozkan ka hapur gjyqin për të fituar të drejtat e tij si prind. Ajo shkon te Ozkan dhe debatojnë ashpër.
Xhansu debaton me Ozkan. Ai përpiqet ta bindë se çdo veprim i tij ishte nisur nga dashuria për të dhe se donte që ta shihte si një hero, por Xhansu nuk e beson. I pikëlluar Ozkan pi shumë dhe vendos të djeg veten e tij, por rojet e Xhanan e shpëtojnë. Xhanan e paralajmëron dhe i kërkon që të vërë rregull në jetën e tij. I dashuri i Keriman, Osman takohet me nëpunësen e Dilarës, zonjën Emine. Qëllimi i tij është të punojë si një spiun për Xhanan. Nezaket debaton me Keriman, largohet nga shtëpia dhe është në kërkim të një pune. Ajo punësohet si kuzhiniere te Gulseren duke fshehur identitetin e saj.