Njerëzit e Xhanan vishen si policë dhe shkojnë te Kerimani, e cila mashtrohet thjeshtësisht, e kështu Ozkan arrin të marrë paratë e tij mbrapsht. Nga ana tjetër e dashura e Ozkanit, Nurai, e cila jetonte në Gjermani, vjen në Stamboll. Ajo do të bindë Ozkanin që të martohet me të, pasi është 6 muaj shtatëzënë. Kerimani i kërkon pagesë Ozkanit në mënyrë që të mbajë Nurain larg.
Gulseren vendos të largohet nga qyteti e të shkojë në Izmir. Ajo do të largohet nga Xhihani, pasi dashuria e tyre do të rrezikonte vendimin e gjykatës për të drejtat prindërore për Xhansunë. Ajo paketon gjërat e bëhet gati për tu larguar pa i thënë gjë Xhansusë apo Hazallit. Rahmi mëson se ishte Dilara ajo që ka dorëzuar levën në polici dhe nuk ja thotë këtë Xhihanit. Ai flet me Dilarën dhe i kërkon ti qëndrojë larg, pasi ka nevojë për qetësi.