Mbyll konkurrimin “Kënga Magjike”, këngëtarët i drejtohen votimit për të vendosur me pikët e tyre se cilët do të jenë 20 finalistët e së Shtunës. Me më të mirët, gjithnjë sipas vlerësimit të vetë konkurrentëve të edicionit të 19, do të njihemi në mbrëmjen e madhe të ndarjes së çmimeve. E Enjtja e gjysmëfinales së dytë përcolli në një transmetim të drejtpërdrejt në Televizionin Klan nën regjinë e Aldon Lipes, produktet artistike të 25 këngëtarëve të fundit.
E drejta për të kaluar në sistemin e pikëve dhe që ju jep të rinjve edhe një mundësi për të qenë pjesë e spektaklit të madh, si asnjëherë më parë, iu dha të tetë konkurrentëve të kategorisë “Artistët e Rinj”.
Dëshmitarë të debatit mbi tekstet e këngëve e që zhvillohet prej vitesh, Besart Kallaku dhe Erion Isai i dhanë shpjegimin e tyre.
Kujt ia kanë besuar trofeun e “Kënga më e mirë” për 2017, artistët e këtij viti? Të Shtunën, në finalen e madhe, do të zbulohet. “Kënga Magjike” nis transmetimin në orën 20 e 15, në një natë të gjatë çmimesh, situatash humori dhe elementë specialë të kuruara nga Ardit Gjebrea dhe ekipi i festivalit me të mirë të momentit në gjininë e muzikës së lehte dhe moderne.
Tv Klan