Mbrëmjen e sotme (21/12/2016) do të çeli siparin e tij, Festivali i 55 i Këngës së RTSH me gjysmëfinalen e parë.
Nën drejtimin e Kasem Hoxhës dhe Ledina Çelos, Festivali i RTSH këtë vit vjen tërësisht i rikonstrukturuar.
Ajo ç’ka ka rënë në sy këtë edicion është pikërisht skena e mbushur tërësisht me ekrane LED të cilat do të japin efekte speciale për artistët që do të ngrihen në skenë.
Ata do janë:
- Flaka Krelani – Osiris
- Xhejni Lito – Pritja
- Genc Salihu – Këtu
- Erlind Zeraliu – Dhimbja e Gëzimit
- Xhesika Polo – Eva jam unë
- Festina Mejzini – Atje Lartë
- Edea Demaliaj – Besoj në ëndrra
- Neki Emrs – Dashuri dhe Urrejtje
- Ylli Limani – Shiu
- Franc Koruni – Macka
- Orges Toçe – Shi Diamantësh
- LYNX – Sot
Fest 55 do të transmetohet në rrjetin e RTSH duke filluar nga ora 20:30.