Më në fund data erdhi! Mbrëmja e sotme do të rezervojë emocione të pafunda dhe argëtim në ekranin e RadioTelevizionit Shqiptar, me transmetimin e shumë pritur të këtij edicioni të Festivalit të Këngës, i njohur ndryshe si Festivali i Fundvitit në RTSH i cili ka shoqëruar për vite me rradhë breza të shumtë duke përfshirë gjyshërit dhe prindërit tanë.
Ashtu si është cituar edhe më parë, ky edicion ka mbledhur artistë mjaft të dëgjuar, por edhe me punime muzikore mjaft cilësore ndryshe nga edicionet e kaluara. Por kush janë ata që do të ngjiten natën e parë të Fest 56 në Pallatin e Kongreseve? Lista si vijon!
NATA E PARE
1.ELTON DEDA
2. MARIZA IKONOMI
3. ENDRI & STEFI PRIFTI
4. EVANS RAMA
5. GENC & DAVID TUKICI
6. VOLTAN PRODANI
7. EUGENT BUSHPEPA
8. REZARTA SMAJA & LUIZ EJLLI
9. BOJKEN LAKO
10 MANJOLA NALLBANI
11. REDON MAKASHI
Mbrëmja e parë nuk do të ketë asnjë lloj votimi, por ajo do të shoqërohet me një mik shumë special, ardhja e të cilit u përfol mjaft shumë në rrjetet sociale.
Riccardo Cocciante, një prej artistëve më të njohur në Itali i cili shoqëroi brezat e rinj të viteve të para të demokracisë me këngë majft të dëgjuara, që mbeten popullore edhe sot tek shumë shqiptarë. Ai tashmë ka nisur provat, që stafi i këtij edicioni i ka bërë publike në rrjetet sociale.
Kjo natë e parë ka për të qenë vërtetë “nona”, kështuqë stacionohuni në rrjetin e RTSH!/IMA/