Erdhi kështu mbrëmja e parë e “Kënga Magjike”.
Festivali i muzikës së lehtë moderne mirëpriti në skenën të cilën Gaetano Castelli e kishte ideuar si një anije kozmike, 23 artistët e parë gjysmëfinaliste.
Bashkëudhëtarët e producentit dhe moderatorit Ardit Gjebrea në hapësirën muzikë, ishin Albi, Marsela, Mateo, Nevina dhe Rudi, pesë prezantues të rinj të një prej kanaleve muzikore shqiptare. Pas çdo performance nën spektaklin e dritave të kuruara nga Giussupe Quinni, këngëtarët zhvendoseshin në një tjetër skenë të kozmosit, për të përcjellë drejpërdrejtë emocionet e pas këngës.
Për disa kjo ishte prekja e parë e magjisë së këtij festivali, ndërsa për emra të njohur si Çiljeta Xhilaga, Kejsi Tola, Genta Ismajli, e Vedat Ademi, “Kënga Magjike” është emocioni të cilit nuk i shpëton dot.
Me skenar të Dalina Buzit dhe regji të Aldon Lipes dhe Iv Tases, bashkëprodhimi i Televizionit Klan me Jon Music, rikthehet sonte në mbrëmje, me 22 këngëtarët e fundit, në natën e dytë gjysmëfinale. Drejpërdrejtë nga Pallati i Koncerteve, edicioni i 16 i “Kënga Magjike” vjen në ekranin e Televizionit Klan në orën 20:15. Gjithçka në High Definition.
Marre nga Tv Klan