Viti i ri 2016 troket në familjet shqiptare bashkë me programin më të dashur të gastronomisë në vend “MasterChef Albania”. Pas 16 javësh rrugëtimi në kuzhinë e jashtë saj, MasterChef ka tashmë dy finalistët e saj: Arbrin dhe Laurelin.
Për herë të parë, një kampion nga Vlora përballë një tjetër kampioni nga Tirana do të manifestojnë maksimumin e fantazisë dhe aftësive të tyre kulinare në finalen e garës së MCH, e cila ndryshe nga çdo vit do të mbahet jashtë kuzhinës ku jemi mësuar ta shohim.
Secili prej aspirantëve për çmimin e madh prej 10 Mijë Eurosh do të prezantohet para shefave me 4 pjata autori: pjata e mirëseardhjes/ antipasta/ pjata kryesore dhe ëmbëlsira.
Të premten e datës 1 janar, në orën 21:00 nuk keni asgjë më të mirë për të bërë sesa ta vazhdoni festën para tryezës me finalen e madhe të MasterChef.
Marre nga Top Channel