Sonte në ora 21.00 rifillon në “News24” transmetimin emisioni “Studio e Hapur” i gazetares Eni Vasili. I ftuari i saj i parë për këtë sezon do të jetë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Për herë të parë Basha pritet që të flasë për prishjen e konsensusit për ligjin e Vetting-ut, madje edhe se përse Ilir Meta e la në “baltë” pas miratimit të reformës.
Kreu i PD-së do t’i përgjigjet sonte pikëpyetjeve të shumta që la pas një sezon i tërë politik siç ishin: idetë për zgjedhje të parakohëshme dhe qeveri teknike, apo paralajmërimi për protesta dhe revolta popullore.
Gjatë intervistës, Lulzim Basha do të nxjerrë fakte të reja për blerjen e votave në Dibër në vazhdën e dononcimeve të herë pas herëshme, por edhe dorëzimit të një kallëzimi në prokurori.
Fakte të reja denoncuese pritet të dalin nga intervista edhe për parcelat me kanabis të cilat sipas PD-së kanë pushtuar vendin.
Për këto dhe çështje të tjera të aktualitetit politik Lulëzim Basha do të përgjigjet sot në studion e gazetares Eni Vasili, në sezonin e 10-të të transmetimit të “Studio e Hapur”.
Marrë nga Mapo