Një prej serialeve më të ndjekur në Shqipëri, “Fate të Kryqëzuara” do të shënojë mbrëmjen e sotme episodin e tij të fundit për këtë sezon televiziv në ekranin e Televizionit Klan.
Ai do të zvëndësohet në mbrëmje gjatë fundjavave të Gushtit nga “Diamant dhe Dashuri” i cili do të transmetohet çdo ditë të javës duke zvëndësuar edhe Ertugrul i cili përfundoi javën që sapo lamë.
Serialet në Tv Klan do të rikthehen sërish në Shtator, duke vazhduar transmetimin e tyre të rregullt.
Copyright IMAlbania.com |Ndalohet ribotimi!