Sezoni i tretë i ‘Hell’s Kitchen Albania’ ka ngjallur shumë komente dhe diskutime në rrjetet sociale, njësoj si dy sezonet e shkuara e madje më shumë. Sjelljet e shefit të kuzhinës, Renato Mekollit, kanë komentuar por dhe kundërshtuar nga fansat e personazhe publike.
Renato Mekolli përmes postimit të fundit ka lajmëruar se edhe sonte në darkë do të bëhet “nami”.
“Sot do të bëhet nami dhe jam shumë i mërzitur. Ej se mos bëni gabim dhe nuk më shani, më shani sot dhe nesër që jeni pushim, kur të shkoni për kafe vazhdoni dhe komentoni. Ju dua. Ora 21:00 në Top Channel”, ka shkruar Renato krah fotos ku shfaqet shumë i qeshur.
https://www.instagram.com/p/CG9u2Tdj5c6/?utm_source=ig_web_copy_link