Moderatorja e njohur dhe njëkohesisht drejtoresha e informacionit në televizionin Agon Channel, Sonila Meço do jëtë e vetmja shqiptare pjesë e televizionit më të ri italian, Agon Channel Italia.
Një nga personazhet kryesore të Agon Channel, ku drejton disa programe si: Kontrata, Dita e Shtatë si dhe spikere e lajmeve, tashmë, me programin ”LA FORTUNA FA 90″ ka për synim tregun televiziv italian.
Game show i ri, që Sonila Meço do të drejtojë në kanalin italian, është një format që ajo e ka realizuar në sezonin e kaluar në Agon Channel me tiutll “Kalibri 99”. Një lojë ku ka të bëjë shumë intuita dhe zgjuarsia e pjesëmarrësve.
Sonila do jetë përkrahë Sabrina Ferrili-it, Pupo-s, Simona Ventura-s dhe shumë emrave të tjerë të televizionit Italian. Tregu televiziv Italian është shumë i egër për sa i përket imazheve të reja por Sonila Meço do të guxojë për të qënë shqiptarja e rradhës që do tregoj vlerat e saj. Në do të pëlqehet kjo i mbetet kohës dhe publikut italian për ta vlerësuar. Ne i urojmë fat dhe suksese.
Agon Channel Italia nis transmetimet në 1 Dhejtor në kanalin 33 në digital tokësorin italian. Mbrëmjen e djeshme në një ceremoni gala në Milano u bë inagurimi i kanalit, ku morën pjesë personazhet e njohur shqiptar dhe italian të dy kanaleve. Ceremonia u prezantua nga Simona Ventura dhe kishte të ftuar speciale të mbrëmjes aktoren hollywood-iane Nicole Kidman, e cila ishte dhe kumbarja e këtij investimi të ri të sipërmarrësit Francesco Becchetti.
IMA / G. Qerimi