Edhe pse pas mbylljes së Agon Channel, gazetarja Sonila Meço nuk është pozicionuar ende në një tjetër televizion, gjatë kësaj periudhe ajo ka qenë pothuajse gjithmonë në shenjestrën e medias online dhe të shkruar me postime dhe komente që kanë tërhequr shpesh herë vemendjen e publikut. Në intervistën e parë pas ngjarjeve të Agon Channel, dhenë për revistën Harmony, ajo ka dashur të qartësoj edhe njëherë qendrimin e saj rreth shkrimeve drejtuar në emër të saj me autorë kolegët gazetarë të mediave të ndryshme.
Vetë Sonila ka publikuar në proflin e saj facebook një nga pyetjet e intervistës:
Jo rrallëherë keni postuar mesazhe në rrjetet tuaja sociale, por shpesh mesazhet tuaja janë keqinterpretuar nga media. Pse mendon se disa prej “kolegëve” gazetarë janë përpjekur të keqinterpretojnë situatën?
Distanca me e keqe mes dy njerezve eshte keqkuptimi. Nuk besoj se jemi aq larg sa per t’u keqkuptuar e as aq prane per te bere tjetrin te mendoje duke mbathur kepucet tona. Koleget jane brenda se njejtes flluske iluzive qe vete media ka krijuar. Aty nuk matemi me profesionalizem, por klikime e audience. Sa me i madh spekulimi, aq me e madhe flluska qe nuk mbushet me ajer te fresket, por thjeshte shton hapesire per me shume ndotje. Ne kete perpjekjen marramendese per te kapur kulmet e kurbave te audiences, apo mijrat e klikimeve, une vijoj ta perseris se mbaj pergjegjesi per cfare them e jo cfare kuptojne te tjeret. E megjithate dicka ende nuk e kuptoj dot mes disa kolegeve, kembenguljen per te mos harxhuar ato pak implulse ne celular per te pyetur nje ‘cfare’, apo ‘si’…se 5 pyetjet e famshme tashme ngjajne herezi…e pas atij lajmi per te panginjurit e klikimeve nuk ekziston njeriu, por makineria qe prodhon ‘like’ e ‘share’. Kjo po shnderrohet ne nje varesi aq te rrezikshme sa ngjan se misioni i vetem eshte zgjerimi i audiences deri ne ate pike sa te perfshije vec njerez qe e urrejne punen tone
P.S Pjese nga intervista per kopertinen e Harmony. E para pas ngjarjeve ne Agon Channel