Pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit, Agon Channel mund të kthehet në transmetim.
Pas një seance dëgjimore përballë Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve për Investimet (ICSID), Gjykata e Arbitrazhit i kërkoi qeverisë shqiptare që të pezullojë ekstradimin në Londër të Françesco Becchetti-t, pronarit të Agon të Channel, dhe administratorit Mauro De Renzis. Është hera e parë që ICSID kërkon pezullimin e një ekstradimi; vetëm në 3 raste ka kërkuar pezullimin e proçeduarve penale në përgjithësi.
Sa i përket vijimësisë së bizneseve të tij, të cilat përfshijnë edhe Agon Channel, Gjykata e Arbitrazhit i ka rekomanduar qeverisë shqiptare të pezullojë të gjitha proçedurat penale, e të arrijë një marrëveshje 2-palëshe për ruajtjen e aseteve të Becchetti-t, të cilat kanë qenë të sekuestruara deri më tani nga shteti shqiptar.
‘Është një vendim vërtet i jashtëzakonshëm, dhe një vendim i cili na prek të gjithëve.’, thotë Sonila Meço për Anabel.al, ‘Nuk është çështja nëeuml; do të kthehem apo jo, çështja është se emisionet që kam moderuar unë në Agon Channel, do të vijojnë po aty nëse drejtuesit, tanimë në pritje për të rimarrë në dorë bizneset e sekuestruara, do të vendosin të rifillojnë transmetimet e Agon Channel’
Meço është tërhequr nga ekrani që kur qeveria shqiptare sekuestroi bizneset e Beçhetti-t, me akuzën për dokumentacion të rremë dhe pastrim parash. Kjo pasi, siç tregon ajo për Anabel.al, formatet që ajo moderonte janë projekte të cilat kanë nisur në këtë television, dhe aty duhet të vijojnë. ‘Nuk bëhet fjalë vetëm për formatet që zhvilloja unë, por edhe të Adi Krastës, Fatos Lubonjës, të tjerëve të cilët me t’u urdhëruar sekuestrimi i aseteve, u detyruan të ndalonin punën e tyre. Kemi punuar gjatë për këto transmetime, dhe ky vendim është diçka shumë e mirë për të gjithë ne’
Pas vendimit të qeverisë shqiptare për të sekuestruar bizneset e Beçhetti-t, dhe nisjes së proçedurave për ekstradimin e tij nga Mbretëria e Bashkuar, ky i fundit së bashku me drejtuesit e tjerë ngritën padi kundër qeverisë shqiptare pranë Gjykatës së Arbitrazhit, për shkelje të traktatit dypalësh të investimeve Shqipëri-Itali, si edhe shkeljen e një marrëveshjeje konçesionare. Trupa e arbitrazhit të ISCID kërkoi pezullimin e të gjitha veprimeve kundrejt Becchett-t, De Renzis-it, Hydro SRL dhe Construzioni SRL, duke vënë në dukje se ‘çdo ndalim i procesit të hetimit ose procedimit ndaj një sjelljeje që në mënyrë të arsyeshme dyshohet të jetë me natyrë kriminale, mund të vendoset vetëm kur është absolutisht e nevojshme’
Marre nga Anabel