Mbas lajmit që Agon Channel dhe pronari Francesco Bechetti humbën gjygjin me drejtësinë shqiptare, mediat filluan të aludonin mbi figurat e këtij televizioni se ku do shkonin mbas mbylljes së tij. Me sa duket Agon nuk do të mbyllet, por do rinis fuqishëm edhe një herë tjetër një sezon të suksesshëm televiziv.
Figura kreyesore e televizionit Agon Channel, Sonila Meco është përfolur këto kohë në media sikur ajo kishte dhënë dorheqjen nga ky televizion dhe shkak ishte mos marrja e rrogës prej dy muajsh. Sipas mediave ajo ishte në bisedime me televizionin Top Channel, për tu rishfaqur edhe një herë në këtë ekran. Pronarja e këtij kanali Vjollca Hoxha mësohet se ka deklaruar: “Ti japim edhe një mundësi” kur dihet që Topi nuk i kthen më në ekran figurat e larguara prej tij. Por ky lajm nuk është aspak i vërtetë sepse ikona e televiziont, Sonila Meço nuk është larguar nga Agon Channel. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo me një status në rrjetet sociale ku shkruan: “Së shpejti…. në Agon Channel.” Sonila rikthehet në këtë sezon me plot supriza, por edhe me emisionin Kontrata ku është vlersuar me shumë çmime nga media dhe publiku për origjinalitetin e tij.