Krysten Ritter, Alyla Browne dhe Cristo Fernandez do të jenë protagonistët e vazhdimit të Sonic: rolet e tyre brenda filmit ende nuk janë të njohura, por sipas disa burimeve online Browne do të interpretojë Maria Robotnik. Tre aktorët i bashkohen Jim Carrey, Ben Schwartz, Idris Elba, Colleen O’Shaughnessey, Lee Majdoub, Tom Butler dhe James Marsden.
Tërheqja e mundshme nga skena e Carrey, e deklaruar në rrjete sociale, dhe deklaratat pasuese të Schwartz për këtë çështje kishin shqetësuar fansat e Sonic: “Nuk di asgjë rreth kësaj. E di që Jim Carrey ka thënë se mund të dalë në pension. Shpresoj që të gjithë do të kthehemi për ta bërë atë, do të ishte shumë mirë për mua. Është një nga personazhet e mia të preferuara, prandaj shpresa ime më e madhe është të rikthehemi të gjithë së bashku dhe të arrijmë të bëjmë një film tjetër. E dua a atë franchise” kishte deklaruar aktori. Por, tërheqja nga skena e Carrey, e përmendur nga Schwartz, nuk ka ndodhur, përkundrazi: aktori do të rikthehet në Sonic 3 në rolin e Dr. Robotnik.
“Jemi të lumtur të njoftojmë se filmi i tretë i Sonic dhe seria e parë live action për Sonic në Paramount+ janë në fazën e zhvillimit. Kemi një bashkëpunim të jashtëzakonshëm me Paramount dhe jemi të entuziazmuar të vazhdojmë të zgjerojmë franchise-in e Sonic the Hedgedog me ta” ka deklaruar Haruki Satomi, CEO i SEGA Corporation. Seria në fjalë është Knuckles, spin-off-i që do të thellojë universin e Sonic.