Soni Malaj është fituesja e kupës se shtate te “Dancing With the Stars”. Vlerësuar si një nga konkurrentet qe ne çdo takim me publikun ka ardhur ndryshe, Soni Malaj ka triumfuar ne mbrëmjen finale te spektaklit, duke fituar çdo sfide përballë 11 konkurrenteve te tjerë për 3 muaj.
Ne teatrin e kërcimit, 6 finalistet kane përcjellë ethet e një finaleje ku përtej sfidave, zënkave e penalizimeve, konkurrentet kane shijuar edhe magjinë e kërcimit e përkrahjen e familjareve.
Dy me te mirat e këtij edicioni, ishin Aulona Musta dhe Soni Malaj dhe por kupa e këtij edicioni te 7 te “Dancing With the Stars” shkoi për Soni Malaj.
Ne teatrin e kërcimit nuk munguan te ftuarit speciale, si aktori turk Tolgahan Saishman qe realizoi vallëzimin e dasmës se munguar ne Shqipëri, apo tre musketjerët qe ndezin skenën ne çdo performancë.