Soni Malaj është një nga këngëtaret më të mira dhe të dashura në Shqipëri, e përveçse ka publikuar hite pas hite gjatë karrierës së saj,40 vjeçarja ka marrë pjesë plot 9 herë te “Kënga Magjike”. Këtë vit, ajo rikthehet më fuqishëm se kurrë pasi do të bashkëpunojë me “Threedots”. Kënga e fundit me këtë produksion ka qenë “Nën lëkurën tënde”, e realizuar dekadën e kaluar.
E pyetur nga produksioni i “Këngës Magjike”, Soni thotë: “Është një nga këngët më të veçanta që unë kam. Kënga mu propozua nga Threedots.
Djemtë pasi përfunduan këngën thanë: “Këtë këngë vetëm Soni Malaj mund t’a këndojë.”
Kënga titullohet “Versioni im” dhe mban vulën e Threedots.
Ekskluzivisht produksioni zbulon se kënga është baladë dhe do të publikohet këtë të dielë në orën 18:00.