Sapo është konfirmuar pjesëmarrësja e parë në emisionin më të ri të Top Channel “Në një Javë“. Bëhet fjalë për këngëtaren Soni Malaj e cila e kontaktuar nga InfoMedia Albania, ka konfimuar pjesëmarrjen e saj në formatin më të ri të që do të jetë nën drejtimin e Arbana Osmanit.
“I Can Do That” është një patentë e huaj e prodhuar nga gjigandi izraelit Armoza Formats, ku në Shqipëri do të vijë me titull “Në Një Javë”.
Në fakt është për të ardhur keq “loja” që po bën stafi i këtij emisioni i cili për rreth disa javë ndërron dhe shtyn datat e premierës, të cilat shpesh shfaqen edhe në Guidën EPG të Top Channel, dhe pas disa ditësh hiqen përsëri duke e lënë me pikëpyetje datën e startit të këtij formatit.
Pas njoftimit se data e premierës ishte 31 Tetori, TCH e ndërroi përsëri atë duke e shtyrë për një javë më vonë, shtyrje e cila përfundoi me datën 21 Nëntor si atë përfundimtare.
IMA