Gökçe Akyıldız një prej aktoreve protagoniste në Lule të Vetmuara që aktualisht transmetohet në TV Klan, nën rolin e Songul nuk do të mungojë për shikuesit dhe pas përfundimit të serialit.
Aktorja e njohur do të jetë pjesë e “Doktori i Mrekullive”, një prodhim i Fox i cili do të vijë së shpejti në ekranin e TV Klan.
Akyıldız, do të luajë kësaj herë rolin e Asa e cila do të shfaqet krahë Ali Vefa në serial.
Doktori i Mrekullive pritet që të fillojë së shpejti në ekranin e TV Klan, ku mendohet të ketë një audiencë të lartë nisur nga transmetimi në Turqi i cili theu rekordet e audiencës./InfoMediaAlbania/