Këtë të shtunë, reality show më i ndjekur në Shqipëri, Big Brother do të shpallë çiftin fitues të edicionit të nëntë midis gjashtë finalistëve të ndarë në tre çifte. Por cili do të jetë më i pëlqyeri i publikut midis Fiorentina – Olsi, Fotini – Danjel, Katerina – Lupçe? Votoni sondazhin tonë për fituesin e këtij edicioni.
VOTIMI ËSHTË MBYLLUR, KLIKO KËTU PËR REZULTATIN!
Profilet e çifteve finaliste
Katerina dhe Lupçe
Mosha: 20 vjeçe/22 vjeç
Vendlindja: Korçë
Vendbanimi: Tiranë
Katerina dhe Lupçe janë një çift që vijnë nga Pusteci, edhe pse ata jetojnë në Tiranë. Lupçe është një djalë shumë i hedhur dhe shumë gazmor. Katerina është më e ndrojtur dhe Lupçja për të është gjithçka. Pak vite më parë Lupçe pati një histori me shoqen më të mirë të Katerinës, por ai moment ka kaluar dhe ata mendojnë se ka ardhur koha të sfidojnë veten, me praninë e tyre në “Big Brother”.
Fiorentina dhe Olsi
Mosha: 28 vjeçe/27 vjeç
Vendlindja: Tiranë
Profesioni: I lirë
Fiorentina dhe Olsi janë një çift që u formuan gjatë audicioneve: Dy persona shumë aktivë dhe me një sens humori të lartë. Fiorentina është tërhequr shumë nga pamja fizike e Olsit dhe batutat e tij plot humor. Ajo është një vajzë shumë e çiltër dhe i pëlqen shumë të qeshë. Olsi ka një dashuri të madhe për futbollin, edhe pse nuk arriti të vazhdonte karrierën e tij me Klubin e Tiranës. Ata mendojnë se kanë bërë zgjedhjen e duhur dhe se mund të jenë çifti fitues i “Big Brother”.
Fotini dhe Danjel
23 dhe 26 vjeç
Danjeli ka lindur në Tropojë dhe aktualisht është student, ndërsa Fotini ka lindur në Gjirokastër dhe punon si agjente shitjesh. Të dy hynë beqarë në Big Brother dhe pas një javë u bënë çift.
Fotini ka jetuar për shumë vite në emigracion me familjen e saj. Tetë vjet më parë prindërit e saj u divorcuan, por edhe pse ajo zgjodhi të jetonte me nënën e saj, nuk mban asnjë mëri me të atin. Momenti më i vështirë në jetën e saj është vdekja e të dashurit të saj, 6 vjet më parë për shkak të një aksidenti automobilistik. Fotinia e dashuron jetën dhe “Big Brother” e sheh si një mundësi për të plotësuar ëndrrën e saj për t’u bërë aktore.
Danjeli ka lindur në Tropojë, por që kur ishte 6 muajsh jeton në Tiranë. Dëshira e tij për t’u shkolluar është plotësuar më së fundi, pasi provoi disa eksperienca të ndryshme pune. Aktualisht ai studion në Fakultetin e Drejtësisë. Ka një lidhje shumë të ngushtë me familjen, veçanërisht 2 motrat dhe vëllain. Danjeli është një djalë me karakter të fortë e shumë i vendosur dhe këto i sheh si avantazhet e tij për të qenë banor brenda shtëpisë së “Big Brother”.