Këtë të shtunë, reality show më i ndjekur në Shqipëri, Big Brother do të shpalle fituesin e edicionit të tetë midis gjashtë finalistëve. Por cili do të jetë më i pëlqyeri i publikut midis Fabianit, Eleonorës, Fatjonit, Albës, Veselit dhe Xhensilës? Votoni sondazhin tonë për fituesin e këtij edicioni.
[yop_poll id=”72″]
Profilet e Finalistëve
Alba
24 vjeç
24 vjec, lindur e rritur në Tiranë. Ka mbaruar studimet për Gjuhë të Huaja. Edhe pse vajzë e vetme dhe me prindër në gjendje të mirë ekonomike, ka filluar të punojë qysh 16 vjeç, fillimisht me promocione e përkthime e së fundmi ka mbuluar Marrëdhëniet me Publikun për clube të ndryshëm në Tiranë. Ajo ëndërron famën dhe televizionin. Prandaj ka menduar që ta fillojë nga BB8.
Eleonora
42 vjeç
42 vjeç, ka lindur në Fier, por në Tiranë banon që nga koha kur erdhi të vazhdojë studimet e larta për Histori-Gjeografi. Ka dy fëmijë dhe punon si mësuese Gjeografie në një shkollë të mesme në Tiranë. Është ekstravagante dhe i pëlqen të jetë kundër rrymës, duke e rrëfyer këtë tendencë që nga pamja e jashtme. I pëlqen letërsia dhe alpinizmi. Eksperiencat di t’i shijojë deri në fund. Këtë ka ndër mend të bëjë edhe me ditët që do kalojë në BB8.
Fabian
31 vjeç
31 vjeç, nga Kavaja, jeton në Siçili. E ka përjetuar historinë tipike të emigracionit që kur ishte fare i vogël. Bashkë me familjen është larguar me gomone drejt Italisë. Pas viteve të tëra përpjekjesh, Fabiani ka arritur të ketë një jetë të stabilizuar. Tani punon si kamionist dhe pas orëve të gjata të punës destinacioni është gjithmonë palestra. Punon me trupin, por punon shumë edhe me regjimin e rreptë ushqimor. Tanimë ka marrë një vendim; të jetojë ca kohë një jetë tjetër, larg asaj monotones. Ndaj edhe po bëhet pjesë e BB8.
Fatjon
26 vjeç
26 vjeç. Ka lindur Skrapar, jeton në Tiranë. Është diplomuar për Juridik dhe punon në fushën e ndërtimeve, në biznesin e familjes së tij. Angazhohet seriozisht në punë, por angazhohet po aq seriozisht në ndjekjen e pasioneve të tij, sepse Fatjonit i pëlqen të shijojë çdo eksperiencë. E fundit në plan është përballja me banorët e shtëpisë më të madhe në Shqipëri.
Xhensila
26 vjeç
26 vjeç, nga Pogradeci. Prej disa vitesh jeton në Tiranë. Është diplomuar për Menaxhim Biznesi dhe aktualisht punon si menaxhere marketingu në një revistë. Pas një konkursi bukurie e disa pjesëmarrjeve në spektakle të ndryshëm, ka përfaqësuar Shqipërinë në “Miss World 2014”. Shfaqet shpesh në revista dhe emisione televizive. Në jetë ka gjithçka që i duhet, por është në kërkim të famës dhe pushtetit, që shpreson t’i gjejë në BB8.
23 vjeç nga Prizreni. Është në vit të parë të studimeve për marrëdhënie ndërkombëtare dhe punon si menaxher shitjesh në një fabrikë lëngjesh, në Prizren, prej një viti. Por kjo nuk është puna e tij e parë. Më herët ka punuar si kamerier dhe fotograf. Fotografia vazhdon të mbetet një nga pasionet e tij. Është rritur në një familje të madhe me motra, vëllezër dhe gjyshen, ndaj edhe ambienti i ri i shtëpisë së Big Brother i duket si të ishte një familje. Eksperiencën e re e sheh si një aventurë më shumë dhe aventurat për Veselin janë adrenalina që ai shijon më shumë se gjithçka.
veseli
Veseli.
Veseli
Veseli esht fituesi i ketij bba, dh nqs se fiton atehere asnje nuk do e shohe me kte format. #veseljevet
vesel