Sokol Balla ka prezantuar për herë të parë familjen me një foto të papostuar më parë. Gazetari i njohur është shfaqur me bashkëshorten dhe fëmijën e tretë në krahë, vajzën e cila erdhi në jetë pak muaj më parë.
Sokoli me bashkëshorten dhe vajzën kanë pozuar në një festë që mesa duket bëhet për të voglën.
Vogëlushja quhet Brooklyn-Sayuri dhe emri i dytë i së voglës në japonisht përkthehet: Lule e vogël.
“Tashmë jam me tre fëmijë, nga njëra anë ndihem i plotësuar se në familjen tonë ne kemi qenë 3 fëmijë dhe unë tani jam si babai im, me tre fëmijë. Është një ndjenjë plotësimi shumë e bukur”, tha gazetari pak kohë më parë.