Ka nisur sot në prime time emisioni politik dhe aktualiteti “Real Story” i gazetarit Sokol Balla.
Vonesa e rinisjes së emisionit “Real Story” nxiti aludimet në disa media për arsyet, duke e lidhur disa edhe me largimin e moderatorit Sokol Balla nga “News 24”.
Por asnjë nga ‘lajmet’ që qarkulluan nuk kanë goditur në shenjë! Ky i fundit vendosi që në emisionin e tij të parë ne sezonin e ri ta nisë duke sqaruar arsyen e vërtetë, që lidhet me ndërtimin e studios së re.
“Kjo studio është arsyeja e vetme që kam vonuar nisjen e këtij emisioni. Ndryshe nga çfarë thonë kalemxhinjtë. Në sfidën me të vërtetën kam besuar gjithmonë tek drejtësia”, tha gazetari Sokol Balla.
Dyshimet nisën pasi javën e kaluar rinisën emisionet kryesore të darkës.