Sokol Balla do të dalë në edicionin qendror të lajmeve sot në Top Channel me një deklaratë të regjistruar më parë prej tij.
Balla do të sqarojë situatën që është krijuar së fundmi si pasojë e një videoje private që qarkullon në rrjetet sociale.
Burime për A1Report bëjnë me dije se nuk ka asnjë vendim nga Top Channel për largimin e gazetarit nga puna.
Ndërkohe emisioni i përjavshëm Top Story nuk do të transmetohet sonte.