Pas vendimit të djeshëm të Top Channel për mbylljen e Top Story për shkak të videoskandalit që përfshiu gazetarin dhe moderatorin Sokol Balla, i ftuari i programuar, Edi Rama, ka anuluar pjesëmarrjen dje pas diskutimeve të gjata në media.
Edhe pse Sokol Balla e ka pranuar vendimin, mësohet që kishte kërkuar vazhdimin e programit, madje duke thënë që do e sqaronte personalisht përhapjen e videos së tij private në telefonat e shumë kureshtarëve. Megjithatë Bordi nuk ka pranuar deri tani dhe ka vendosur pezullimin për një afat të pacaktuar të gazetarit. Flitet që, Top Story dhe Sokol Balla nëse do pranojë këto kushte do të kthehen ne ekran para zgjedhjeve, pas disa javësh.