Gazetari dhe Moderatori i njohur Sokol Balla, qe u largua sëfundmi nga Top Channel për në Vizion Plus, ditën e sotme ka marrë edhe pozicionin e tij të ri ashtu si edhe ishte aluduar më parë nga media.
Burime të IMAlbania.com bëjnë me dije se gjatë ditës së Enjte, Balla është prezantuar nga drejtuesit si drejtori i ri ekzekutiv i televizionit kombëtar, duke marrë njëkohësisht edhe një program politiko-debat ashtu siç pritej.
IMA ka mësuar se emri i programit nuk është caktuar ende, por ai do të transmetohet të Hënën dhe të Enjten në prime time duke filluar nga ora 21.00, fashë kjo të cilin Sokol Balla e dispononte edhe në Top Channel me formatin e tij “Top Story”./IMAlbania.com