Gazetari i njohur dhe moderatori i Top Story tashme do t’i gëzohet një tjetër detyre në televizionin Top Channel. Ndryshimet që po prekin Top Media kohëve të fundit ka rikthyer në postin e tij të vjetër Sokol Ballën si Drejtor të Departamentit të Informacionit.
Sipas burimeve të Who drejtori i deritanishëm, Bledar Zaganjori është zëvendësuar nga Balla pa dhënë ndonjë arsye. Edhe pse është i kuptueshëm fakti se Drejtoresha e re e Top Channel, Vjollca Hoxha ka filluar tashmë të japë direktivat e saj të para, që priten të pasohen me ndryshime të reja.