Gazetari Sokol Balla i cili rreth një javë më parë ishte pre e publikimit të një video intime, është rikthyer aktiv sërish. Video e publikuar dhe tërheqja e perkoheshme nga emisioni Top Story, nuk kanë ndikuar aspak tek Balla. Ai ka vazhduar punën e tij në Top Albania Radio, në emisionin politik që zhvillon cdo të mërkurë në orën 12.00. Por jo vetëm kaq, ai ka sulmuar dhe ironizuar edhe kolegët e tij në televizionin Top Channel.
Pas mbylljes së portaleve dhe të gjitha komunikimeve online gazetari Sokol Balla, u “zhduk” për disa ditë, më pas ai dha një prononcim në Top Channel, për një betëje ligjore. Duket se video nuk kishte ndikuar aspak tek ai. Balla njihet si krenarist pa limit dhe pritshmëria që ai nuk do vritej aspak nga video e publikuar doli reale.
Mëgjithëse sot shqiptarët kanë ende në telefonat e tyre publikimin skandaloz, Balla dje ka haruar gjithcka dhe ka filluar sulmin. I terbuar dhe trembur nga ideja se Rudina Xhunga, mund të ishte zëvendësuesja e tij ditën e enjte, ai dje ka filluar një sulm të turpshëm midis kolegësh dhe për më tepër në të njëjtin televizion.
Gazetarja Xhunga ishte në fakt dje pre e sulmeve të kryeministrit Rama (me apo pa porosi te Balles) i cili në arogancën e tij nuk kurseu dhe krahasimet se Xhunga po bëhej si Nard Ndoka, apo fyerje dhe batuda te tjera live. Por paralel me sulmet e Ramës kanë ardhur dhe sulmet e Sokol Ballës, ndaj moderators të emisionit Shqip në Top Channel.
Ai ka mbyllur rrjetet sociale por jo BBM. Kush e ka mik në BBM dje ka parë disa statuse rrjesht të gazetarit ndaj koleges së tij. Balla përtejt telefonit në ”tërbimin” e tij, tallej dhe ironizonte kolegen. Në fund ai e mbylli statusin ne BBM, ashtu si dhe Rudina në emision, e cila në emocion dhe e goditur brutalisht nga Rama tha “Të nderuar teleshikues ju falenderoj për intervistën”. Kjo fjali lapsus ishte dhe statusi që lumturonte Ballën në BBM, i cili dukej i mërzitur se kishtë humbur Edi Ramën “dashurinë” politike në një intervistë disa ditë më parë, por lumturia i rikthehej nga fyerjet që i bëheshin Rudina Xhungës apo lapsuset e saj në emision.
Marrë nga CityFm