Mesazhi i parë me tekst në histori do të dalë në ankand si #nft.
Më 3 dhjetor 1992 u dërgua mesazhi i parë në histori.
Ai iu dërgua nga kompjuteri në celular nga inxhinieri britanik Neil Papworth tek Richard Jarvis, një punonjës i Vodafone.
Në mesazh shkruhej: “Gëzuar Krishtlindjet”.
Më 21 dhjetor 2021, mesazhi i parë me tekst në histori do të shitet në ankand si një Token jo i këmbyeshëm. Blerësi do të paguajë shumën në kriptomonedhën Ether të blockchain Ethereum.
Të ardhurat do t’i dhurohen UNHCR-së, Agjencisë së Kombeve të Bashkuara, për të mbështetur miliona refugjatë të detyruar të largohen nga shtetet e tyre për shkak të konfliktit dhe persekutimit.
SMS ishte mjeti i parë i mesazheve celulare, duke revolucionarizuar përgjithmonë mënyrën se si ne komunikojmë.
Tani mesazhi i parë me tekst në histori do të shitet si një NFT, me një transaksion kriptomonedhe përmes teknologjisë blockchain… fillimi i një revolucioni të ri!
Cili është mendimi juaj?