Sky është duke filluar prodhimin për krijimin e përmbajtjeve origjinale të realitetit virtual duke vënë shikuesit në zemër të shfaqjes.
Sky VR Studio do të nxjerrë përmbajtjen e saj të parë të premten; dy video të xhiruara gjatë provave të Formula 1 në Barcelonë, të projektuara për të transportuar shikuesit në korsinë e nisjes, në garazhet e ekipit dhe në pistën e garës. Një përvojë sikur më parë që do të entuziasmojë fansat e F1 dhe padyshim të gjithë dashamirësit që do duan të përjetojnë një eksperience të paimagjinuar në poltronën e shtëpisë.
Dy përvojat F1 VR, të cilat janë prodhuar në bashkëpunim me Formula One Management and Williams Martini Racing, do të vihen në dispozicion përmes platformës Facebook 360 Video. Përvoja e plotë VR do të jetë në dispozicion në platformën Oculus, dhe të shikohet nëpërmjet the Samsung Gear VR dhe Oculus Rift.
Në vazhdim të vitit, Sky do të shpërndajë përmbajtjet nëpërmjet një app të dedikuar Sky VR.
Ndërkaq, kanali Sky News ka filluar të ndiqet në formatin VR. Por këto nuk do të jenë të vetmet transmetime VR, pasi të tjera produksione do të jenë pjesë e SKY gjatë vitit.