Sky ka siguruar të drejtat ekskluzive për transmetimin e UEFA Champions League dhe Europa League në Itali, duke mposhtur median e tij rivale Mediaset.
Sky do të ketë të drejtën e ekskluzivitetit në të gjitha ndeshjet e UEFA Champions League dhe Europa League nga sezoni 2018/19 deri në 2020/21. Tashmë Mediaset ka mbështetur ankandin e Serie A dhe Lega Serie A që ashtu si ju kemi informaur edhe më parë po planifikon të fillojë përsëri procesin e tenderit.
Sezoni i ri i Ligës së Kampionëve do të shfaqë katër skuadra italiane, një më shumë se në vitet e mëparshme.
Me lancimin e Sky Q në tregun italian në 2018, ndeshjet e përzgjedhura do të transmetohen edhe në formatin Ultra HD