Është drejtë shitjes kompania që administron të drejtën e transmetimit të Formula 1, më parë në pronësi të Ecclestone. Vlera e kërkuar flitet se arrin shifrën e rreth 8 miliard dollarë.
Pretendentë të ndryshëm, midis të cilëve transmetuesi britanik Sky, po kërkojnë të ‘joshin’ kompaninë dhe sipas burimeve të pakonfirmuara, në javët në vazhdim mund të kemi një fitues të garës. Sipas po këtyre burimeve, të tjerë pretendentë janë grupi mediatik Discovery dhe Liberty Global. Në rast të mbylljes së një marrëveshjeje mbetet ende për tu zbuluar oferta më e mirë.