Të drejtat televizive të ndeshjeve sportive në tregun italian kanë shkuar përsëri në gjykatë.
Sipas Sole 24 Ore, Sky Italia ka bërë një padi në gjykatën e Milanos me qëllim bllokimin e të drejtave të Seria A nga bashkëpunimi DAZN – TIM.
Sipas Sky, transmetimi i të gjitha ndeshjeve tek një operator i vetëm ka krijuar një ndarje jo të balancuar dhe ka fuqizuar një operator të vetëm.
Ndërkaq, Sky Italia është duke reduktuar stafin gjatë fundit të vitit dhe drejtori ekzekutiv i saj, Maximo Ibarra do të largohet nga kompania në Korrik.
Gjyqi për të drejtat e transemtimit do të zhvillohet në 5 Maj.