Eshtë zyrtare: Sky Italia është pronari i ri i kanalit 8 LCN në Itali. Në një komunikatë për shtyp, grupi Viacom International Media Networks dhe grupi Sky Italia kanë konfirmuar zërat që qarkulluan sëfundmi dhe kanë lajmëruar se kanë arritur një marrëveshje për kalimin e pronësisë të shoqërise Nuova Società Televisiva Italiana srl, MTV Italia srl, pronare e kanalit gjeneralist të pozicionuar në numrin 8 LCN.
Kanali, do të vazhdoje të quhet MTV dhe pronësia e brand-it i mbetet po Viacom. Megjithatë, rrjeti i pozicionuar ne LCN 8, duke qenë një kanal me natyrë gjeneraliste, do të pasurohet me formate të reja të prodhuara nga të dy grupet. Kështu, përveç programeve cult të MTV, si MTV EMA 2015, një nga eventet botërore më të rëndësishme të grupit Viacom, që do të mbahet këtë vit në Milano në 25 ottobre, pjesë e programeve do të jenë edhe formatet inovative të Sky.
Viacom International Media Networks do të vazhdojë të jetë prezente në Itali me një portfol të pasur kanalesh tematik me brand-in MTV, Comedy Central dhe Nickelodeon.