Modelja Kejvina Kthella di të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes. Së fundmi ajo ka treguar një detaj nga jeta e saj gjatë një bisede brenda shtëpisë së BBV Albania.
Kejvina është ndalur në një moment duke treguar një aksident që i kishte ndodhur kohë më parë. Më tej, ajo zbuloi se ka qenë në kërkim.
“Unë kam ikur nga vendi i aksidentit njëherë, mund të isha në kërkim. Më ka ndonjë adrenalinë ndonjëherë, më vjen nga hiçi dhe marr kot. Sikur kam pirë diçka. Isha në makinë me dy shoqet e mia, kot, duke i dhënë makinës shpejt. Kot, nuk kisha asnjë punë. Duke bërë si Schumacher. Ishte një Fiat, e vogël, por makina ime e mori. Këta të shkretit ishin nisur edhe për në spital, o zot, nejse, ky burri ishte shumë i mirë. Doli ajo gruaja, unë e di që e kam bërë gabim i thashë, ja prit të vijë Policia. Kjo gruaja po më acaronte, Policia po vonohej, mora makinën dhe ika për Vlorë. Ika në Vlorë si zonjë me shoqet e kështu. Më falni. Ka ndodhur para 1 viti. Makina ime ishte me qera, më merr djali dhe më thotë o Kejvina ke dalë në kërkim. Ohu thashë që nuk erdhi Policia. Pagova gjobën dhe ika. Ata më kërkuan 200 euro, më vjen inat”, tha ajo në rrëfimin e saj ndër të tjera.