Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, ngjarja më e rëndësishme e muzikës së lehtë, vjen në edicionin e tij të 52-të. Sa më shumë kalojnë ditët, aq më shumë i afrohemi tri netëve kur do të dëgjohen këngët që garojnë për çmimin e madh. Në datat 26, 27 dhe 28 dhjetor, në sallën e Pallatit të Kongreseve, këngëtarët, kompozitorët dhe tekstshkruesit do të prezantojnë për publikun 16 këngë në konkurim si vlerë e shtuar në fondin e artë të muzikës së lehtë. Përtej kësaj, sfida e secilit syresh është trofeu i madh që në të njëjtën kohë përkthehet edhe në biletën e artë për në Eurosong. Interes të veçantë ketë vit ka edhe skenografia e realizuar nga skenografi Adnan Kastrati, i cili realizoi edhe skenografinë e Festivalit të 51, skenë e cila u prit mirë nga publiku. Më poshte ju ftojme te shihni projektin e skenografise se ketij edicioni, qe ne pamje te pare ngjason me të meparshmin po ju si mendoni, a ju pëlqen? Komentoni më poshtë.
A do të ketë më artistë të huaj në Kënga Magjike? Ardit Gjebrea jep përgjigjen!
Festivali i njohur muzikor "Kënga Magjike" do të rikthehet këtë vit por duke bërë ndryshime, ku konkurentë do të jenë...