Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj sqaroi sesi do të veprohet nëse kapacitetet spitalore ezaurohen. Ai tregoi në rrjetet sociale se momentalisht jemi në skenarin e tretë të pandemisë. Por nëse vendet në spitale mbarojnë, tha Brataj, atëherë pacientët do të trajtohen në shtëpi, stadiume e kudo, duke theksuar se kështu ka vepruar gjithë bota.
“Po flasim për pandemi, deri tani janë ezauruar disa prej skenarëve, vazhdojmë pastaj deri tek COVID 3 që është skenari 3. I mbaj mend ambulancat pa asnjë aparaturë që ishin më përpara. Sa i përket pajisisjes së tyre dua të them që janë minispitale që lëvizin. Kur vijnë tek Covid në Tiranë krijohet një radhë. Nuk ka ende ezaurim, nuk jemi në atë pikë. Do hapet covid 4 dhe ato rajonale, pastaj do i trajtojmë ehde në ambulancë, edhe në shtëpi, edhe në hotele, edhe në korridore, por edhe në stadiume siç e bën edhe gjithë bota. Qytetarët do asistohen me cdo mënyrë”, shprehet Brataj.