“Game of Thrones” është një nga serialet më të ndjekur në botë. Por presioni për bojkot të këtij seriali është gjithmonë në rritje, për shkak të skenave të forta erotike.
Së fundmi është bërë thirrje për bojkot pasi një nga personazhet popullore të serialit, Sansa Stark, u përdhunua në episodin e transmetuar së fundmi.
Megjithatë aktorja që luan rolin, Sophie Turner, ka mbrojtur skenën, duke shtuar se i ka pëlqyer ta filmojë.
Në krye të atyre që po bëjnë thirrje për bojkot është senatorja amerikane, Claire McCaskill, një demokrate nga Mizuri.
Ajo tha se nuk do e shohë më serialin, pas kësaj skene.
Në episodin e të dielës, Sansa Stark u martua me sadistin Ramsay Bolton, që e përdhunoi natën e martesës.
Shumë shikues kanë shprehur zemërim për këtë skenë.