Qyteti i Prizrenit vazhdon të degradohet nga ndërtimet pa leje dhe pa kritere pothuajse nëpër të gjitha lagjet e qytetit.
Përgjegjësinë për mbikëqyrjen e ndërtimeve në Prizren e ka Drejtoria e Inspektoratit në këtë Komunë drejtor i së cilës është Edon Muçaj që vije nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje e cila poashtu udhëheq këtë komunë që nga 2017.
Ndërsa drejtori Muçaj derisa është i thirrur për të investiguar në rast se dikush bënë ndërtime pa leje dhe pa kritere, është pikërisht vetë ai i cili po ndërton pa leje shtëpinë e tij në lagjen “Arbana” në Prizren.