Kardinali italian, Angelo Becciu, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, si pasojë e disa akuzave, të cilat paraqesin faktin se ai ka shfrytëzuar fonde të kishës katolike për blerjen e një prone në Londër.
Ndërkohë Papa Françesku e ka pranuar tërheqjen e kardinalit duke mos dhënë asnjë koment tjetër mbi ngjarjen, e cilësuar si një “bombë” për Vatikanin.
Pas gjetjes së disa dokumentave, Becciu ishte shndërruar në epiqendrën e hetimeve për blerjen e kësaj prone me vlerë 200 milionë euro nga fondet e ndihmave të Vatikanit. Megjithatë vetë kardinali nuk i ka pranuar këto akuza duke thënë se “dikush ka përfituar nga situata”.
Si pasojë e tërheqjes, kardinali nuk do të ketë më privilegjin e votimit për pasardhësin e Papa Franceskut. Si dhe është i dyti kardinal që tëhiqet nga posti që nga viti 2018.