Po zbardhet skandali më i madh botëror nga “Pandora Papers”.
Konsorciumi ndërkombëtar i gazetarëve investigativë (ICIJ) dhe një grup prej 150 mediash përfshirë edhe seksionin turqisht të DW, zbuluan, se 330 zyrtarë publikë në të gjithë botën kanë lidhje me llogaritë offshore.
Sipas ICIJ Pandora Papers tregojnë, se njerëzit e fuqishëm me pushtet, që mund të ndihmojnë t’i jepet fund sistemit të ofshoreve, në fakt janë përfitues prej këtyre sistemeve. Ata fshehin asete në kompani dhe truste të fshehta ndërkohë që qeveritë e tyre përkatëse bëjnë pak për të ndaluar qarkullimin global të parave ilegale duke pasuruar kriminelët dhe varfëruar vendet.
Po ashtu rezultojnë të përfshira në këtë skemë edhe 13 kompani, me pronarë në Shqipëri. Si dhe një politikan shqiptar.
Investigimi i “Pandora Papres” ka zbuluar se 35 përqind e udhëheqësve të sotëm dhe të mëparshëm botëror, përfshirë edhe ish-kryeministrin Britanik Tony Blair, mbretin e Jordanisë dhe presidentin e Kenias, Uhuru Kenyatta, si edhe miliarderë të fuqishëm janë partnerë në kompani që shfrytëzojnë parajsat fiskale offshore.
Deri tani ka dalë emri i një politikani shqiptar dhe 13 kompani shqiptare, por që pritet të bëhen publike nga ICIJ.
Por pas publikimit duhet që SPAK të fillojë hetimet ndaj kujtdo qoftë.