Gjashtë persona, përfshirë disa mjekë, janë burgosur në Kinë për trafikim të paligjshëm të organeve nga viktimat e aksidenteve.
Mediat lokale raportojnë se grupi kishte mashtruar familjet e të viktimave, duke i lënë atë të mendonin se po bënin dhurime zyrtare të organeve.
Mes viteve 2017-2018, ata raportohen ta kenë kryer krimin me të paktën 11 pacientë.
Kina po përballet me një mungesë të madhe organesh dhe është përpjekur të plotësojë kërkesën përmes dhurimeve publike.
Sipas raporteve lokale, grupi kriminal përfshinte katër mjekë të rangut të lartë, disa prej të cilëve punonin në prokurimin e organeve në spitale.
Mediat lokale thanë se ata zakonisht synonin viktimat, që vinin si pasojnë e aksidenteve me makinë ose pacientëve që vuanin nga hemorragjia cerebrale.
Kreu i njësisë së kujdesit intensiv të spitalit, Yang Suxun, i pyeste familjarët nëse ata do të pranonin të bënin dhurimin. Anëtarët e familjes nënshkruanin formularë, të cilat më pas rezultuan të ishin të rreme.
Pacienti më pas nxirrej nga spitali në mes të natës dhe futej në një furgon-ambulancë, ku kryhej edhe procesi.
Organet u shiteshin individëve ose spitaleve të tjerë, të cilët anëtarët e rrethit të krimit, i takonin fshehurazi.
Grupi kriminal u zbulua përfundimisht kur djali i një prej viktimave filloi të dyshonte.
Disa muaj pas vdekjes së nënës së tij në vitin 2018, Shi Xianglin rikontrolloi dokumentet që familja e tij mori kur ranë dakord për dhurimin e organeve të saj dhe gjeti disa mospërputhje, përfshirë pjesë hapësira boshe në formularë.
Burimi: CNN