Gjykata e Apelit ka liruar sot nga burgu infermieren Sidorela Çela dhe sanitaren Rukie Hoxha, të cilat dyshohet se u përfshinë në një skemë korrupsioni në bashkëpunim me Tire Alldervishin.
Kujtojmë që, sipas hetimeve të prokurorisë, si dhe zbardhjes së tabulateve telefonike, të dyja akuzohen se kishin biseduar shpesh herë me Tiren për mënyrën se si do t’i ndanin paratë e marra nga pacientët.
“Vetë vendimi i gjykatës dilte në konkluzionin se nuk kishin bashkëpunuar me Tire Alldervishin. Vendimi i gjykatës është i drejtë”, tha avokatja e tyre para mediave.
Kujtojmë që Apeli vendosi për të dyja masën “detyrim paraqitje”.Ndërkohë për dy infermieret e tjera, Mira Bushi dhe Sheqerie Koçi nuk u pranua ankimi i masës, duke mbetur në burg.