Pas skandalit te Autoritetit te Mediave Audiovizive qe shkeli ne mënyre flagrante ligjin duke dhëne me shumice te thjeshte dhe jo te cilësuar nje licence kombëtare private, reagojnë ndërkombëtaret.
Përfaqësues te larte te Këshillit te Europes dhe eksperte te huaj i kane tërhequr vëmendjen kreut te AMA-S Gentin Sala per ketë proces. Sipas tyre dhëniet e licencave duhet te jene te hapura, transparente, te ndershme dhe ne përputhje te plote me ligjet. Gjate nje aktiviteti per prioritetet strategjike te AMA-s, ku ishte i pranishëm edhe kryetari Sala, kreu i Komisionit te Medias Genc Pollo e akuzoi per shkelje te ligjit ne procesin e dhënies se licencave numerike.
Sipas Pollos ky vendim monopolizon tregun dhe cenon lirinë e medias. Opozita është e vendosur per te ndjekur te gjithë rrugët ligjore. Por kreu i AMA-s përdori te njëjtin argument, si dhe dite me pare duke deklaruar se vendimi i tij nuk është i paligjshëm dhe nuk krijon monopol. Pak dite me pare bordi i Autoritetit te Mediave Audiovizive i drejtuar nga Gentian Sala i ka dhëne ne shkelje flagrante te ligjit shoqërisë ADTN licencën kombëtare per transmetime audiovizive. Vendimi është marre me shumice te thjeshte, 4 pro dhe tre kundër, duke cenuar ligjin e vitit 2013 per mediat audiovizive, i cili përcakton se kjo licence jepet vetëm me shumice te cilësuar, me 5 vota