Oversport krejt paparitur është përballur sot me lajmin e publikuar nga Federata Shqiptare e Futbollit në kanalat e saj zyrtare të komunikimit, për ndërprerjen e kontratës mes palëve, kontratë e cila ishte në fazë negociatash.
Teksa më herët kompanitë kanë pasur një marrëveshje për tre sezone duket se drejtuesit e FSHF ia kanë kaluar DIGITALB të drejtat kundër çdo parimi tregtar e ligjor. Kjo duket fare mirë dhe nga nxitimi i çuditshëm i DIGITALB që bën njoftimin përpara dhe vetë FSHF duke treguar qartazi skenarin e përgatitur më parë.
Ndërkaq, në një deklaratë Oversport shpreh shqetësimin se vendimi i marrë nga FSHF është rezultat i mungesës së transparencës në aktivitetet e saj, me presione që nuk janë në përputhje me parimet etike që një institucion i këtij niveli duhet të ndjekë.
OVERSPORT teksa tashmë numëron një vit në transmetimin e kampionatit, ka treguar standarde perëndimore duke respektuar të gjitha anët kontraktuale duke filluar që nga mbrojtja e piraterisë.