Ndërsa pritej që të ishte 15 Janari dita zyrtare për fikjen e sinjalit analog në rrethin e Tiranës dhe Durrësit, AMA ka vendosur që ta shtyjë për të disajtën herë digjitalizimin.
Në muajin Shtator të vitit të kaluar tregoi se kishte dështuar në informimin e publikut duke krijuar gjithashtu dhe një “black out” televiziv si dhe revoltën e opinionit publik për atë çfarë u krijua.
Në një deklaratë për shtyp AMA është shprehur se ka vendosur që data e fikjes së sinjalit analog të shtyhet për në datën 1 Shtator 2019. E njëjta datë është dhe për qarkun e Vlorës ku po transmetohet në të dy formatet provizorisht.
Kjo nuk është hera e parë ndër vite që AMA shtyn datën e fikjes së transmetimeve analoge. E cila mesaduket ndikohet nga mos arritja në kohë e informimit të qytetarëve por edhe mungesën e sasisë së dekoderave në treg, që shpesh kanë treguar se nuk i përkasin teknologjisë DVB-T2./IMA/