Shërbimi i auditimit shtetëror të Ukrainës arriti në përfundimin se 468.7 milionë hryvna (17.6 milionë dollarë) të destinuara për kompeticionin ishin shpenzuar ose përvetësuar ilegalisht, sipas njoftimit të agjencisë në një deklaratë.
Sipas shërbimit të auditimit të Ukrainës, një numër i madh i kontratave të lidhura me organizimin e konkursit u realizuan me kompani të huaja dhe është e pamundur të gjurmohen paratë e shpenzuara sipas këtyre kontratave.
Eurovision 2017 këtë vit kishte nxitur polemika qëkurse Ukraina fitoi të drejtën për ta pritur atë falë fitores së këngëtares Jamala në konkursin e vitit 2016, me një këngë për dëbimin e Tatarëve nga Krimeja e vitit 1944 të urdhëruar nga diktatori sovjetik Joseph Stalin.
Kontradiktat rreth konkursit përfshinë dorëheqjen e anëtarëve kryesorë të ekipit organizues lidhur me financimin e pamjaftueshëm dhe mungesën e transparencës, si dhe një protestë publike në lidhje me një vend të propozuar.